Lajme

21 April 2017

Kris dhe Caitlyn Jenner i ndan libri i kujtimeve

|
By
|
0 Comment
|

Cailtyn Jenner para pak kohës ka publikuar një libër me kujtime, ku ka rrëfyer mjaft nga koha kur ishte Bruce, por duket se Kris nuk është shumë e lumtur për këtë.
Në një video të re në Keeping up with the Kardashians të publikuar nga E!, 61-vjeçarja thotë se gjithçka që është thënë në libër për lidhjen e tyre është e sajuar.
Ajo i rrëfen vajzave të saj Kim dhe Khloe se ka lexuar një dorëshkrim të librit dhe e vetmja gjë e vërtetë që Caitlyn 67 vjeç ka thënë për të është se ishte mjaft sociale.
“Nuk ka kuptim asgjë nga ato. Gjithçka që ka thënë është e sajuar. Pse në çdo gjë Kris duhet të jetë e përdalë?”, shprehet Kris mjaft e revoltuar.Në librin e saj “Sekretet e jetës sime”, Caitlyn këmbëngul se ka qënë transparente për gjininë e saj, por Kris e mohon.
“Gjithçka që është në libër, Kris i dinte. Madje para se të bëja dashuri me të”, ka shkruar Caitlyn. Por duket se Kris është mjaft e lënduar nga këto deklarata pasi është përpjekur shumë të kuptojë dhe sigurojë lidhjen e saj me Caitlyn.
“Nuk bëra asgjë vetëm se hapa shtëpinë dhe zemrën time një personi që nuk e meriton. Nuk kam qënë kurrë kaq e inatosur dhe e zhgënjyer me dikë në të gjithë jetën time”, thotë Kris.

|

Leave a Reply