Lajme

13 July 2018

Kroacia, vendi më i vogël që prek finalen e Botërorit që në vitin 1950

Kupa e Botës në Rusi ka dhuruar disa ndeshje mahnitëse dhe rekorde pasi që ndeshja finale do të shfaqë shtetin më të vogël që do të luajë në fazën e fundit të turneut që nga viti 1950.

Kroacia, me një popullsi prej vetëm 4.17 milionë, rezervoi vendin e tyre në finalen e 15 korrikut në stadiumin Luzhniki të Moskës, duke mundur Anglinë me rezultat 2-1 të mërkurën mbrëma pas kohës shtesë.
Kroatët bëhen shteti më i vogël që arrin finalen e Kupës së Botës që nga Uruguai, i cili fitoi turneun në vitin 1950, kur kombi i tyre kishte një popullsi prej vetëm rreth 2.4 milionë banorë.
Në atë rast, uruguaianët mundën një skuadër të madhe të Brazilit me rezultat 2-1 në Maracana në ndeshjen finale të fazës së dytë, e cila në mënyrë efektive shërbeu si finalja e turneut.
Ishte titulli i dytë i Kupës së Botës për Uruguain, pasi trofeu i parë u fitua në shtëpinë e tyre në edicionin inaugurues në vitin 1930.

Gjatë viteve, vende të tjera relativisht të vogla që kanë lënë pak a shumë gjurmë duke arritur në finale përfshijnë Suedinë, Hungarinë dhe Holandën – të gjithë të mposhtura në finale.
Por, Kroacia do të shpresojë ta shmangë atë fat kur ata të ndeshen të dielën në Moskë ndaj Francës.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com