Lajme

14 March 2019

Kthesa 180 gradë e Zuckerbergut: Whatsapp, Messenger e Instagram në një platformë të vetme

Mark Zuckerberg bën një kthesë 180 gradë. Nëse më parë koncepti i rrjeteve sociale bazohej në shpërndarjen publike të statuseve, fotove dhe mesazheve, tani ai do të përqendrohet te privatësia dhe komunikimi i kriptuar mes përdoruesve.

“Rrjetet sociale publike do të vijojnë të jenë shumë të rëndësishme në jetën e njerëzve. Ato do të vijojnë lidhin njerëzit me ata që i njohin apo me miq të rinj, do të shërbejnë për të ndarë me ta ide dhe mesazhe, duke u dhënë një mjet më të fuqishëm për të shprehur mendimet e tyre. Por tani, për ata që duan të ndërveprojnë në mënyrë më private, ekziston mundësia e ndërtimit të një platforme më të thjeshtë që përqendrohet para së gjithash te privatësia”, thuhet në një postim të themeluesit të Facebook-ut.

Platforma në fjalë do të integrojë në një të gjitha shërbimet e çatit që Zuckerberg ka në pronësi: Messenger, Whatsapp, Instagram.

Në vitin 2018, Whatsapp ia kaloi Facebook-ut për numrin e përdoruesve mujorë. Kjo ka bërë që Zuckerberg të shohë me interes numrin e njerëzve që përdorin të paktën një prej shërbimeve të tij një herë në muaj, 2.7 miliardë, në krahasim me 2.3 miliardë përdoruesit mujorë të Facebook-ut.

Përdoruesit hyjnë në këtë aplikacion më shpesh për mesazhet sesa për përmbajtjen e rrjetit social, rritja e të cilit është ngadalësuar ndjeshëm në Europë dhe SHBA.

“Qëllimi është të veprojmë në të njëjtën mënyrë siç bëmë me Whatsapp: të përqendrohemi te përdorimi privat, pra mesazhet, për ta bërë më të sigurt dhe për të ndërtuar më shumë mënyra nëpërmjet të cilave njerëzit mund të ndërveprojnë”, thotë Zuckerberg në postimin e titulluar “Një vizion mbi rrjetin social të bazuar në privatësi”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com