Lajme

16 June 2019

“Kush e mban krik Encën”- reagon më në fund këngëtarja

“A je dhe ti e virgjër si Enca?”– ishte njëra prej pyetjeve të drejtuara nga publiku online i emisionit të Roza Latit për Trejsi Sejdinin teksa kjo e fundit ishte e ftuar tek “Why Not” në mars të këtij viti.

“Sa është 1 Enca janë 3 Trejsa, normale që do jetë e virgjër Enca, kush e mban krik Encën”- ishte përgjigjia e Trejsit e cila u manifestua nga Roza Lati dhe bëri shumë bujë, madje u shoqërua edhe me kritika të shumta nga publiku online. Ajo pjesë është fshirë nga YouTube-i i Ora News.

 

Enca ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin” e cila ka folur më në fund lidhur me deklaratës fyese kundrejt saj:

“Më shumë se sa personazhet që përdorin emrin tim për t’u bërë viral, ose për t’u kapur me ndonjë emision, unë mendoj që emisionet që u japin hapësirë personazheve të tillë, për të dalë dhe për të thënë gjëra kundra meje e bëjnë vetëm sepse unë s’i kam shkuar në emision.

Unë historikisht i kam mbështetur të gjithë mediat, gazetarët, televizionet dhe më vjen shumë inat kur i them një televizioni apo një emisioni që për momentin nuk bëjmë dot gjë, ka 1001 arsye. Pastaj ti shkon merr një personazh thjesht për të folur për mua, për të zëvendësuar mungesën time, aty tregon që kemi një problem shumë të madh.”- u shpreh Enca.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com