Lajme

11 February 2017

Kush fshihet pas suksesit të…

|
By
|
0 Comment
|

A e keni menduar ndonjëherë se kush fshihetpas suksesit të shumë këngëtarëve? Pas një zëri të bukur,pas një ritmi apo pas një teksti?Me siguri jo!Janë ata që nuk duken ndonjëherë ,por janë ata që i japin jetë një kënge. Suksesi i një kënge apo këngëtari është terësisht i varur nga tekstshkruesi,kompozitori apo instrumentisti.Mbase të gjithë dimë e njohim vetëm ata që dalin në kamëra apo ata që ju dëgjojmë zërin,por duhet të dimë e të vlerësojmë edhe ata që fshihen pas tyre,te cilët janë ata që kanë pjesën më të vështirë që një këngë të jetë e plotësuar e të pëlqehet.Nuk mund të lemë pa përmendur producentët dhe menaxherët gjithashtu.
Dëgjojmë hite nga këngëtarë me vokal të mirë ku mun të përmendim ikona të muzikës shqiptare si :Aurela Gace,Gena,Juliana Pasha ,Eneida Tarifa etj. Të gjithë këta pas vetes kanë një formacion të tërë që bëjnë përformacat e tyre “live” të dalin më të mirat e mundshme.Gjithashtu kemi përformues që mbushin plot sallat e koncerteve apo skenat e pub-eve ,qe janë shumë të talentuar ë të rinj në moshë,por që pas vetes kanë një skuadër me menaxherë e producentë të aftë,sigurisht.Ndër këta mund të përmendim Elvana Gjata e cila suksesin e saj më të madh të deri tanishëm e ka arritur duke patur pas vetes Flori Mumajesin,i cili sigurisht është shumë i suksesshëm.Janë edhe një serë këngëtarësh të tjerë si Era Istrefi e cila u bë e njohur për talentin e saj në një kohë shumë të shkurtër falë menaxhimit të Faton Shoshit,i cili ishte ende i panjohur për shumë fansa të Erës.Kida , Mozzik,Getinjo,Baby G etj janë nën produksionin e Zzapnchris,të rinj e mjaft të suksesshëm falë bashkëpunimit me produksionin e Zzapnchris.
Mbase ka ardhur momenti që të gjithë ne të njohim një kitarist të talentuar,një pianist të mirë,një baterist apo violinist të aftë… është e rëndësishme të dimë që nëpër bandet e ikonave të këngëtarëve ka gjithashtu ikona të instrumentave që përmenden më rrallë si psh:Gena që mban pas vetes violinistin më të talentuar që kemi në Shqipëri,i cili është producent gjithashtu,Ervin Gonxhi. Ervini bashkë me Genën kanë shumë vite që mbajnë koncerte pafund dhe janë nga më të suksesshmit e muzikës “live”.
Jo më pak të suksesshëm janë instrumentistët Sokol Bimi,Viktor Rrushiti,Ermal Pepa dhe Altjon Isa,të cilët bëjnë që cdo natë “live” Aurela Gace të japë maksimumin në cdo këngë që ajo këndon.
Përmendim këtu edhe bashkëpunimet mes cifteve të njohura si Juliana Pasha dhe Altin Llakaj janë bashkëshortë e gjithashtu kolegë,pasi Altini është kitaristi i orkestrës së Julit. Cifti tjetër që kanë përformancat e tyre “live” janë këngëtarja e njohur Eneida Tarifa dhe bashkëshorti i saj Erjon Zaloshnja. Erjoni vecse një kompozitor tani është kthyer edhe në një producent të mirëfilltë.
Ama e rëndësishme është që për shqiptarët muzika është vitamina kryesore që marrin cdo ditë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com