Lajme

11 July 2018

Kush tha që Ronela Hajati nuk lexon libra, duhet të shihni postimin e saj të fundit për të kuptuar që e keni gabim

Ronela Hajati vazhdimisht ka treguar pasionin e saj për librat. Madje e ftuar edhe në emisionin “Top Show”, ajo akuzoi djemtë shqiptarë se nuk prekin libër me dorë. Të menjëhershme ishin reagimet e fansave të cilët u shprehën se këngëtarja është e para që nuk lexon, ndaj gishtin duhet ta drejtojë tek vetja fillimisht.

Mesa duket, këngëtarja është lodhur nga këto komente  dhe ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë ketyre akuzave. Përmes një postimi në “Instagram”, ajo tregon se ka lexuar disa nga vëllimet e librit “E Zgjedhura” nga Kiera Cass.

“Thoni ç’të doni po për pesë ditë i lexova dy vëllimet e para dhe sot do nisë të tretin! I dashuroj këta libra!”, shkruan Ronela, krahas fotos së publikuar.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com