Lajme

12 February 2018

Ky edicion i ‘Eurovision’ nuk duhet humbur, tre shqiptarë konkurojnë për vende të ndryshme

Shqiptarët kanë më tepër arsye për të ndjekur edicionin e sivjetshëm të Festivalit evropian të këngës, Eurovision, që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë. Kjo për faktin se atje do të interpretojnë tre shqiptarë, të cilët do të përfaqësojnë tre shtete të ndryshme.

Shqipërinë këtë vit do ta përfaqësojë Eugent Bushpepa, i cili fitoi edicionin 56-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Pas një nate ku performuan 14 artistë, juria vendosi që kënga fituese e festivalit të jetë “Mall”.

Pas triumfit në Festivalin e Sanremos, Ermal Meta dhe bashkëpunëtori tij, Fabrizio Moro, janë caktuar automatikisht përfaqësues të Italisë në ‘Eurovision 2018′. Kënga “Non mi avete fatto niente” u shpall kënga më e mirë në festivalin më të madh italian në kategorinë e artistëve të mëdhenj, duke lënë prapa Lo Stato Sociale dhe Annalisa.

Në festivalin e sivjetshëm evropian do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira, e cila do ta përfaqësojë shtetin e Qipros.
‘Eurovision 2018’ do të jetë edicioni i 63-të i Festivalit evropian të këngës, i cili për herë të parë do të mbahet në Portugali, pas triumfit të Salvador Sobral me këngën “Amar pelos dois” në garën e vitit të kaluar që u zhvillua në Kiev të Ukrainës.

|

Leave a Reply