Lajme

24 February 2018

Kylie Jenner heq dorë nga Snapchat dhe i shkakton kompanisë një humbje prej 1.3 miliardë dollarë

Kylie Jenner ka pohuar se ka hequr dorë nga shfrytëzimi i rrjetit social SnapChat. Këtë e ka bërë të ditur vetë Kylie përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Twitter.
“A ka ndonjë njeri tjetër që nuk e përdor më Snapchat? Apo jam vetëm unë… kjo është e trishtueshme”, ka shkruar ajo.

Kjo ka bërë që të bien aksionet e rrjetit social dhe të pësoj rënie prej 1.3 miliard dollarë nga vlera e aksioneve në bursat botërore. Raportohet se deri më tani mbi një milion njerëz kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që Snap të rikthejë ndryshimin.

Snapchat po përballet me konkurrencë të fortë nga Instagram dhe Facebook, veçanërisht nga përdoruesit e famshëm.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com