Lajme

04 December 2018

Kylie Jenner mbretëresha e festave të fundvitit! Arsyeja?!

Edhe këtë vit që Kylie Jenner është “mbretëresha” e festave të fundvitit. Dhe këtë titull nuk e fitoi kot, por pasi zbuloi Pemën e Krishtlindjeve, që është thjesht magjike dhe nuk mund ta konkurrojë askush.

“E arta është tema e këtij viti”, shkroi 21-vjeçarja në postimin e Instagram-it.

Pema ngjyrë të artë është e mbuluar me zbukurimet formë rrethore dhe dritat me të njëjtën nuancë, ndërsa poshtë saj qëndrojnë dhuratat për Travis Scott dhe vajzën e tyre Stormi.

Motra e saj Khloe Kardashian ishte në mesin e shumë fansave që komentoi: “Uau kaq spektakolare”.

Të tjerët shkruanin se pema ishte fantastike, por kushedi sa para që kishte kushtuar.

Dhe pas këtyre fotove e mbyllim konkursin për pemën më të bukur të Krishtlindjeve, pasi mendojmë se askush nuk mundet do ta konkurrojë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com