Lajme

17 July 2018

Kylie Jenner vendosi një trend të ri të thonjve

Kjo verë mund të themi pa asnjë diskutim se ka sjellë trende të shumta disa prej të cilave edhe të çuditshme.

Trendi më i fundit i thonjve që po e shohim gjerësisht në Instagram, është ai i thonjve të tejdukshëm, të njohur ndryshe si “jelly nails”.

Në fillim ishte Kylie Jenner që publikoi një foto të thonjve transparentë rozë, ndërsa tani në Instagram mund të gjesh mbi 4,000 postime me hashtagun #jellynails, duke u kthyer kështu në trendin e verës.

Për të krijuar këta thonj përdoret një zgjatje akrilike e tejdukshme për t’i bërë ato si një lloj xhami përmes të cilit mund të shohësh.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com