Lajme

20 August 2018

Kylie ka përgjigjen perfekte për fansen që u shpreh se ajo është ndarë me Travis Scott

Kylie Jenner di gjithmonë si ti kundërpërgjigjet çdo thashethemi të mundshëm. Ajo së fundmi është ndalur në komentet e fansave të saj dhe një prej tyre si duket nuk i ka pëlqyer aspak sepse menjëherë ka reaguar.

Një fanse shkruante se i ati i saj punonte për Kylie-n dhe kishte zhvendosur të gjithë gjërat e babait të Stormi-t nga shtëpia.
“Ju kujtohet që babai im ndihmon Kardashian/Jenner të zhvendosen nga shtëpia? Epo kur erdhi në shtëpi, ai nuk e mbajti dot sekret dhe tha se Travis Scott dhe
Kylie janë ndarë. Im atë zhvendosi të gjitha gjërat e Travis nga shtëpia e Kylie-t. Gjithashtu, Kylie e qerasi tim atë me tekila”, shkruan fansja.


Por postimi i saj nuk i pëlqeu mbretëreshës së makeup sepse u përgjigj fanses duke i thënë: “Totalisht e rremë. Asgjë nuk është zhvendos nga shtëpia dhe si kam dhënë askujt tekila”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com