Lajme

15 January 2017

Lajmi i rremë që dëmtoi Flo Rida-n

Shumica e artistëve të ftuar në ceremoninë e inagurimit të organizuar nga stafi i Donald Trump, të ftuar për të performuar në këtë event, kanë zgjedhur të refuzojnë ftesën. Por qarkulloi lajmi se sipas një burimi të afërt për Radar Online, Flo Rida nuk bënte pjesë tek grupi që e kishin refuzuar ftesën dhe që do të performonte në këmbim të 1 milion $. Shumica e ndjekësve u nervozuan pas këtij lajmi dhe filluan të komentonin shumë negativisht për reperin. Ishte portali GossipCop ai që e hodhi poshtë këtë lajm duke konfirmuar që një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë. Por dëmi tanimë ishte bërë në kurriz të Flo Rida.
Në fakt Flo Rida para disa muajsh mbajti një qëndrim negativ ndaj kandidimit të Donald Trump për president, por kjo gjë nuk është se u vu në pah ose vlerësua nga publiku. Madje i ftuar për të performuar në 2015 Miss USA,Flo Rida nuk performoi pasi trump tha për Meksikanët që janë ‘përdhunues’.

|

Leave a Reply