Lajme

20 July 2018

Ledina Çelo sqaron të vërtetën e “sulmit” ndaj Elvana Gjatës

Pak kohë më parë, këngëtarja Ledina Çelo sulmoi Elvana Gjatën në lidhje me performancën e saj live gjatë dokumentarit “3 EP”.

Pse me playback o yllo?”, shkruante krahas fotos së postuar Ledina Çelo.

E ftuar në “Pushime on Top”, Ledina i është rikthyer komentit të dhe sqaron dashamirësinë që ka për këngëtaren Elvana Gjata.

“Elvanën e kam shumë xhan, është një vajzë shumë punëtore dhe e përgëzoj për gjithçka çfarë ka arritur. Ka shumë këngëtare që punojnë shumë edhe pse nuk kanë vokal dhe unë për këtë i përgëzoj. Këtu e kam fjalën edhe për këngëtarë të huaj”,u shpreh Ledina.

Në lidhje me deklaratën për të kënduarin live të Elvanës, Ledina nuk komentoi më gjatë, madje për një moment, me të qeshur tha: “Ajo ka kaluar tashmë…”

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com