Lajme

05 March 2018

Ledri Vula dhe Thomas Strakosha, dy “gladiatorët” shqiptarë në Romë

Ledri Vula ndodhet në Itali, ku ka pasur rastin të takohet me portierin shqiptar, Thomas Strakosha.

Reperi nga Kosova dhe portieri i Lazios e kanë bërë edhe një fotografi të përbashkët që e kanë postuar për fansat e tyre në rrjetet sociale.
“Gladiatorët”, e ka përshkruar reperi fotografinë e përbashkët të publikuar në profilin e tij në Instagram.
Të njëjtin imazh e ka publikuar edhe portieri shqiptar me përshkrimin: “Shqipet në Romë”.

Strakosha është portieri i skuadrës nga kryeqyteti i Italisë, Lazio, pjesë e të cilës është që nga viti 2012 që nga Akademia e të rinjve.

22-vjeçari konsiderohet si një portier me perspektivë në futbollin italian dhe evropian në përgjithësi.
Ndërkohë, Ledri ka publikuar edhe disa imazhe të tjera në InstaStory nga vizita e tij në Itali.

Gjatë këtij viti, reperi ka ardhur me dy këngë të reja, “1 janari” dhe “I vogël”, të cilat janë shoqëruar me videoklipe dhe janë pritur shumë mirë nga fansat e tij.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com