Lajme

20 July 2018

Ledri Vula në shoqërinë e prindërve të Dua Lipës në Prishtinë, ja çfarë i bashkoi ata

Siç dhe u bë me dije ditën e djeshme, në datat 10, 11, 12 gusht, Dua Lipa do të mbajë një koncert madhështor në Prishtinë dhe i ftuar për të kënduar do të jetë edhe Ledri Vula. Ky i fundit ka qenë i dashuri i Dua Lipës në kohën kur kjo e fundit nuk ishte ende e njohur dhe duket se i kanë ruajtur kontaktet për aq kohë sa familjet e të dyve shkojnë aq mirë me njëri tjetrin.

Fillimisht, mbrëmjen e djeshme menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi dhe babai i Duas, njëkohësisht menaxheri i saj, Dukagjin Lipa darkuan së bashku, çka ngre dyshimet se ndoshta për një bashkëpunim mes Ledrit e Duas po projektohet.
Më vonë, sapo “jeta e natës” ka nisur, Ledri i është bashkuar prindërve të Duas, të cilët të dy janë kënaqur duke festuar deri në orët e para të mëngjesit.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com