Lajme

20 November 2018

“Let you love me” e Rita Orës arrin plot 100 milionë klikime në YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora, po përgatitet të publikojë albumin e saj më të ri “Phoenix”, këtë të premte.

Ky album njëherësh është i dyti në karrierën e saj, dhe vjen pas një mungese të gjatë prej gjashtë vitesh në prurjen e albumeve.
Në shtator, Rita publikoi këngën dhe klipin “Let you love me”, e cila është një nga këngët hit të albumit.

“Let you love me” ka qëndruar për disa javë rresht në top listat britanike dhe amerikane.
Kjo këngë është pëlqyer shumë nga publiku, dhe për vetëm brenda dy muajve ka kaluar shifrën e 100 milionë klikimeve në YouTube.

Këto ditë, Ora lansoi edhe këngët “Velvet Rope” dhe “Cashmere”, të cilat gjithashtu janë pjesë e albumit, dhe janë pritur mirë nga publiku.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com