Lajme

01 October 2017

Lil Wayne do të bëhet baba për herë të 5?

Lil Wayne do të bëhet baba për herë të 5-të, raporton një burim i “MediaTakeOut”. Nëse këto thashetheme janë të vërteta, reperi i njohur është në pritje të një fëmije me të fejuarën e tij, Dhea Sodano.

Ky portal pretendon se Dhea është shtatzënë. Dyshimet për këtë shtatzani kanë nisur pas një video të publikuar për ditëlindjen e reperit, ku Dhea shihet me barkun e fryrë.

Deri tani ende nuk ka një konfirmim nga ana e reperit për thashethemet që kanë pushtuar mediat online. Fundja, shkak i barkut të fryrë mund të ketë qenë edhe thjesht darka dhe torta e ditëlindjes…

|

Leave a Reply