Lajme

14 March 2018

Lindon Berisha vjen me mjaft surpriza dhe me interpretim live të produksioneve të tij muzikore

Lindon Berisha, ka menduar një befasi të këndshme për fansat e tij duke sfiduar njëkohësisht edhe veten. Ai, ka zgjedhur tri projekte të tij muzikore për t’i risjell për publikun por në versionin ‘live’ me band, mënyrë kjo në të cilën këngëtari shqiptar e ka sfiduar veten.

‘Dale’, ‘Merri krejt’ dhe ‘T’kom dasht’ do të keni mundësi t’i dëgjoni ‘live’ nga ai ndërsa pjesë e këtij projekti janë edhe dy këngë të huaja, njëra ‘Gentleman’ dhe tjetra ngelet befasi për publikun të cilën Lindoni beson se do ta pëlqejnë.

Arsyeja se përse ka zgjedhur ai të vijë me këtë mënyrë të të kënduarit është t’i jap publikut më shumë nga vetja por edhe të dhurojë një recital ose një performancë më shpirtërore dhe ndryshe nga sa është mësuar publiku.

Deri në publikimin e suprizës nga Lindoni dhe interpretimin ‘live’ të këngëve që ai ka përgatitur mbetet të shijojmë dy prej të cilave tashmë gjenden në Youtube.


Hey TI ! Hallall e ke.. ! ?? linkinbio..#friday #mood ?

Un post condiviso da Lindon Berisha (@lindon.b) in data:


|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com