Lajme

02 August 2017

Logic ndalon koncertin për të ndihmuar fansat të cilëve u ra të fikët

Logic një nga reperat më të talentuar të momentit vlerësohet edhe si një nga më pozitivët përshkak të frymës positive që sjell me tekset e këngëve por jo vetëm. Në një nga koncertet e turit të tij të fundit, disa fansave të tij i ra të fikët. Reperi përpos faktit që ndali show-n u sigurua që atyre t’u jepej ndihma mjekësore e duhur si edhe e lehtësoi lëvizjen e tyre duke drejtuar fansat e tjerë që të krijonin hapësirë të mjaftueshme. Nuk është e qartë arsyeja se pse të rinjve u kishte rënë të fikët, nga dehidratimi, alkooli apo ndonjë arsye tjetër, por Logic u përpoq të ndërgjegjësonte dhe të tjerët në lidhje me këtë. ‘Kini kujdes, pini ujë që mos të dehidratoheni, asnjë koncert nuk ia vlen që ta gjeni veten duke u zgjuar në një spital’-ka thënë ndër të tjera reperi.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com