Lajme

21 September 2018

Lufta “Kush kopjoi kë” mes Valdrin Sahitit dhe Endrit Mertirit

Valdrin Sahiti dhe Endrit Mërtiri kanë nisur një “Luftë të Ftohtë” në lidhje me një model fustani që stilisti pretendon se ia kanë kopjuar.
Në fillim ishte Valdrini ai i cili publikoi disa foto të Elvana Gjatës, e veshur me fustanet me fruda tyli, që së fundi ia kemi parë moderatores Luana Vjollca dhe modeles Elena Lika.
Duke qenë se është fotografi Endrit Mërtiri ai i cili ka realizuar setin fotografik të Luanës dhe Elenës, ai ka marrë përsipër që t’i kthejë përgjigje Valdrinit.
Endriti ka publikuar një foto të Aurela Hoxhës 10 vite më parë, e veshur me një fustan të njëjtë, dhe më pas një sërë fotosh të tjera të të famshmeve shqiptare të veshura me fustanin e ngjashëm.
Morali i të gjitha këtyre fotove është se të gjithë frymëzohen nga stilisti Giambattista Valli, i cili është i pari që ka dizenjuar këtë model fustani që do të mbetet ikonë.
i përfundim, Endriti i mbyll postimet me shprehjen: Suksese në jetë!

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com