Lajme

09 June 2017

“Lufta” mes Taylor Swift dhe Katy Perry arrin në tjetër nivel

“Lufta” që nisi nga një debat për balerinët në koncertet e tyre, duket se nuk ka të mbaruar mes dy ish mikeshave.

Taylor ka vendosur të publikojë një katalog në Spotify që përmban pjesë nga këngët e saj më të famshme në të njejtën ditë kur Katy Perry do të publikonte albumin e saj të pestë “Witness” po në të njejtin website.

Ky vendin i papritur i Taylor ka irrituar fansat të cilët i janë kundërvënë nëpërmjet disa stauseve në Twitter. 27-vjeçarja e cila ka prishur kontratën e saj me Spotify vite më parë vendosi t’i rikthehej kësaj faqeje vetëm për të rrëmbyer audiencën dhe vëmendjen që do të merrte Katy Perry me lançimin e albumit të shumëpritur.

Katy ka lajmëruar një vit më parë se më 9 qershor 2017 të gjithë do të mund të dëgjonin albumin e saj të ri në Spotify ndërsa vendimi i papritur dhe konkurrues i Taylor u lajmërua vetëm pak orë më parë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com