Lajme

16 May 2018

Lyrical Son dhe Gresa ndajnë me ndjekësit disa momente nga pushimet në Kretë

Reperi i njohur Lyrical Son vetëm pak ditë më parë solli një bashkëpunim të ri me këngëtarin Genc Prelvukaj.

Kënga e tyre “Andërr” është pritur mirë nga fansat, dhe ka grumbulluar afro gjysmë milioni klikime në kanalin YouTube për vetëm dy ditë.

Së fundmi, Lyrical Son ka publikuar një fotografi ku shfaqet pranë bashkëshortes së tij, Gresës, teksa pozojnë pranë një porti.
Ata kanë vizituar ishullin e Kretës në Greqi, ku janë duke kaluar disa ditë pushimi në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dyshja janë ndër çiftet më të dashur për publikun, dhe janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Eva.

“St’thirri n’telefon, veq me ta ni zonin, po du me kon me ty, prej t’dytit deri me t’parin”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu edhe disa vargjeve të kënduara nga vet ai në këngën “S’thirri n’telfon”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com