Lajme

24 April 2018

Madonna humbet gjyqin ndaj ish mikes, s’ndalon dot ankandin e sendeve personale të romancës me Tupac

Këngëtarja e famshme Madonna ka humbur në betejën e saj ligjore për të ndalur një ish-mike të nxjerrë në shitje sende personale, përfshi letrat e dashurisë dhe një krëhër me fijet e flokëve të saj.

Një gjykatës i Nju Jorkut hodhi poshtë padinë e yllit të popit kundër Darlene Lutz, me argumentin se statusi i kufizimit për të rimarrë sendet e saj ka skaduar.
Një prej sendeve është edhe letra e ndarjes nga reperi Tupac, i cili ndërroi jetë në vitin 1996, me të cilin Madonna ka pasur një lidhje sekrete.

Ankandi për këto sende do të zhvillohet në korrik, sipas asaj që raporton faqja e internetit “TMZ”.

Madonna pretendonte se nuk e dinte që Lutz ka qenë në zotërim të letrës së Tupac Shakur të vitit 1995, derisa dëgjoi mbi një ankand online të vitit të kaluar.

Në një letër emocionuese, legjenda e reperit thoshte se të qenit pranë një njeriu me ngjyrë vetëm mund ta ndihmonte karrierën e saj, ndërsa imazhi i tij do të dëmtohej nga fakti se ishte i lidhur me një grua të bardhë.

Ish-çifti ka pasur një marrëdhënie sekrete, mbi të cilën Madonna ka folur hapur vetëm gjatë kohëve të fundit.

Këngëtarja dhe Lutz, dikur mikesha, janë zënë që prej vitit 2003, e pasi zgjidhën një mosmarrëveshje ligjore mbi artin vitin pasardhës, Madonna nënshkroi lirimin nga të gjitha pretendimet mbi “çdo gjë” ndaj ish-shoqes së saj, ka theksuar gjykatësi Gerald Lebovits në vendimin e tij, të bërë publik gjatë së hënës.

Thënë kjo – shpjegoi më tej ai, – ylli i popit nuk mund të ngrejë më padi mbi sendet që janë subjekt i ankandit.

Madonna u tha gjykatësve vitin e kaluar, kur kërkoi një urdhër gjyqësor për ndalimin e shitjes, se statusi i saj martesor “nuk shmang të drejtën për të ruajtur privatësinë, përfshi edhe atë ndaj sendeve personale”.

Avokatët e Lutz kanë akuzuar Madonnën për “hakmarrje personale”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com