Lajme

31 December 2017

Mamaja e Justin dhe ajo e Selenës pritet të takohen për të diskutuar lidhjen e fëmijëve të tyre

Njëra është pro ndërsa tjetra është kundër por edhe pse nuk ndajnë mendime të njëjta mamaja e Justin dhe ajo e Selenës do të takohen së shpejti.

Mandy, mamaja e këngëtares e cila pak javë më parë u operua nga ‘Lupus’ është krejtësisht kundra këtij rikthimi të lidhjes së tyre. Ajo ka theksuar se e ka parë të bijën në ditët e saj më të këqija dhe kjo vetëm falë Justin.

Nga ana tjetër, Pattie mamaja e Justin e adhuron Selena-n dhe ka shprehur dëshirën për të njohur mamanë e saj në mënyrë që t’i ndryshojë mendjen rreth Justin dhe rikthimin e tyre në krahët e njëri-tjetrit.

Burime për “Aver Showbiz” kanë treguar se ky takim është i pamundur të rezultojë i sukseshëm dhe të dyja palët të bien dakort por krahas kësaj mund të ndodhë edhe ndonjë zënkë mes mamave të tyre.

|

Leave a Reply