Lajme

02 January 2017

Mariah Carey dështoi me sukses…

|
By
|
0 Comment
|

Ndërsa për të gjithë ishte shumë emocionuese, mbrëmja e Vitit të Ri është kthyer në një nga momentet më të sikletshme të karrierës së Mariah Carey-t. Ishte momenti kur kënga e gabuar u luajt teksa ajo priste nisjen e koncertit në skenë dhe nuk dinte fjalët.

“Nuk bëmë prova teknike për këtë këngë. Na mungojnë gjithashtu disa nga zërat e dytë, nëse ju në audiencë do këndonit, do ishte shumë mirë”, u shpreh Mariah kur po qëndronte në skenë.
Në një moment, ajo dukej se u dorëzua dhe shkoi tek balerinët duke i kërkuar të realizonin ndonjë lëvizje, në mënyrë që të shpërqëndronin audiencën. “Doja dhe unë pushime, përse të mos kem dhe unë pushime”, tha ajo ndërkohë që nisi dhe kënga e dytë dhe monitorët ende s’ishin ndezur.

Pas përfundimit të këngës së dytë, këngëtarja la skenën dhe më pas postoi në Instagram një fotogra nën të cilën shkruhej: “Këto gjëra ndodhin”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com