Lajme

11 October 2018

Mariah Carey publikon videoklipin e ri “With You”

Në top formë pas performancës në American Music Awards, Mariah Carey tregon për jetën glamuroze në klipin e këngës së saj “With You”.

Videoklipi bardh e zi i xhiruar nga Sarah McColgan, u xhirua në lokacione të ndryshme në Los Angeles.
Mariah shfaqet duke treguar linjat e saj rrëzë pamjes së bukur të Hollywoodit.

Muajin e kaluar ajo lansoi videon për këngën “GTFO”.

Mbrëmjen e kaluar Mariah e performoi këtë këngë në American Music Awards.
“With You” është kënga e parë zyrtare nga albumi i 15-të i Mariah Carey, që ka bashkëpunime me Jermaine Dupri, Mustard, TY Dolla Sign dhe Skrillex.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com