Lajme

03 April 2017

Mary J. Blidge tregon mbi martesën problematike

Mary J. Blige bëri kërkesën e saj për t’u divorcuar nga Martin “Kendu” Isaacs, i cili është gjithashtu menaxheri i saj, vitin e kaluar pas 12-vitesh martesë.

Ajo ka treguar se shkak i kësaj ndarje ishte që partneri i saj nuk e donte më, duke bërë kështu që këngëtarja ta vuante shumë këtë gjë me veten e saj.

Në një intervistë të fundit radiofonike, këngëtarja është shprehur: “Unë mund kuptoj që nuk jam më ajo që ti dëshiron. Ti fillon të kuptosh se ky burrë nuk të do dhe ai është munduar të largohet gjatë gjithë kohës dhe si pasojë ti je vetëm në marrëdhënie. Kur kupton që je vetëm duke vuajtur, nis të bësh disa kërkime. Kur kisha provat, nuk kisha më nevojë të investigoja. Gjithçka doli në shesh”.

|

Leave a Reply