Lajme

06 February 2017

Mbesa e Britney Spears në gjendje kriktike për jetën

|
By
|
0 Comment
|

Mbesa 8-vjeçare e Britney Spears, Maddie Aldridge, vajza e motrës së këngëtares Jamie Lynn, është dërguar menjëherë në spital pas një aksidenti kur makina ka dalë nga rruga. Maddie, e cila është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën, ka qënë pasagjere në një makinë sporti për terrene të vështira, e cila ka dalë jashtë rruge, raporton “TMZ”. Maddie ka kaluar disa minuta e zhytur nën ujë dhe ka qënë pa ndjenja kur ndihma ka mbërritur. Jamie Lyn raportohet të mos ketë qënë e pranishme në momentin e aksidentit.

|

Leave a Reply