Lajme

08 May 2014

MC Kresha-EMCEECLOPEDY

Ajo çfarë pres nga ky album është që thjeshtë t’i kënaqë fansat e mi“. Me këto fjalë u shpreh reperi i njohur, Mc Kresha, për albumin e tij të trete, i cili sipas tij do jetë një super album. Artisti nga Kosova, fama e te cilit përkon me numër të pafundëm fansash dhe me miliona klikime në you tube, para pak ditëve lajmëroi shtyrjen e promovimit te albumit të tij të tretë, album që kishte kohë që pritej nga artistët dhe qytetarët shqiptarë. Nesër, me 9 maj, është data e re e daljes së EMCEECLOPEDY, për të cilin jemi të sigurt që do të ketë po aq sukses sa albumet e tjera, ndoshta edhe më shumë. Urojme MC Kresh-ën për këngët e reja që sjell, dhe e presim atë me shumë e shumë këngë dhe albume të tjera, që do ngrejnë hip-hop-in dhe do i japin një vlerë ndryshe muzikës shqiptare.

|

Leave a Reply