Lajme

14 February 2018

Me Devis Xherahun dhe Lefteris Pantazis në backstage: Muzika bashkon popujt

Të ftuar në emisionin e radhës “Da’Sara Show” ishin këngëtari i famshëm grek Lefteris Pantazis dhe ai shqiptar, Devis Xherahu.

Gjatë intervistës me Dasarën, kur u pyet për bashkëpunimin, Pantazis tha se popujt nuk kanë çfarë të ndajnë njëri me tjetrin dhe të gjitha këto probleme vijnë nga politika.

“Unë këndoj në Izrael, Turqi, Afrikë, Brazil, Argjentinë dhe në Amerikë dhe më shikojnë të bardhë, të zinjë, turq, shqiptarë të gjithë. Muzika bashkon popujt. Unë këndoj në të gjithë botën, më njohin të gjithë, kudo që më ftojnë unë shkoj, dhe këtu ka një arsye se para se të njohë Devisin m’u bë një ftesë që të vij në Shqipëri dhe të këndoj, sepse kënga “Tope tope papagalo” dëgjohet shumë dhe bëhet nami. Në 2003 erdha këndova në “Pallatin e Kongreseve”, dhe pësova shok, sepse 2-3 mijë veta sa ishin kënduan, më takuan, më përqafuan dhe unë u preka. Më pas u njoha me Devisin dhe menduam që të bënim këngën edhe në shqip. Në vazhdim të miqësisë tonë dhe të shoqërisë menduam që edhe këngën tjetër “Sagapo Poli” ta sillnim ndryshe, prandaj shoqëria bashkëpunimi dhe puna vazhdojnë”- tha Pantazis.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë më poshtë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com