Lajme

20 May 2017

Më në fund dalin personat që do të gëzojnë pasurinë e Prince

|
By
|
0 Comment
|

Pas më shumë se një viti nga vdekja e yllit të muzikës, Prince, motra dhe pesë gjysmëvëllezërit e tjerë deklarohen trashëgimtarë të pasurisë së tij.
Këngëtari ndërroi jetë në prill të 2016 nga një overdoze aksidentale të fentanylit. Ai nuk la amanet dhe nuk kishte fëmijë. Pasuria e tij vlerësohet rreth 200 milionë dollarë, ndërkohë që gjysma e kësaj pasurie do të thithet nga taksat.
Në një betejë të zgjatur ligjore, ku 45 persona pretendonin nga pasuria e tij, përfshi dhe një të burgosur në Kolorado, që pretendonte se ishte djali i Prince.
Korrikun e kaluar gjykata refuzoi 29 prej këtyre kërkesave, ndërsa të tjerëve u kërkoi testin gjenetik.
Për pasojë, motra e Prince, Tyka Nelson, dhe 5 gjysmëmotrat e gjysmëvëllezërit, Sharon Nelson, Norrine Nelson, John Nelson, Omarr Baker dhe Alfred Jackson do të duhet të presin një vit për të ndarë milionat e tyre.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com