Lajme

23 February 2018

Megan Fox shprehet se Hollywood-i është “moralisht i falimentuar”

Aktorja e famshme, Megan Fox në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Prestige” ështe shprehur se Hollywood-i është “moralisht i falimentuar”. Ajo ka shtuar se femrat në industrinë e filmit janë të nënvlerësuara.

“Fitime të njëjta për punë të njëjtë. Kur ju punoni në filma të rëndësishëm, ku studiot ndajnë një buxhet prej 100 apo më shumë milionë dollarë, vlera e jetës njerëzore nuk është asgjë. Ka shumë gjëra të errëta dhe negative që kanë ndodhur gjatë xhirimeve. Ato kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes regjisorit dhe artistëve, sidomos mes aktorëve. Nuk ka moral, integritet në studiot e Hollivudit. E gjitha bie poshtë për lakmi të pastër. Nëse do ekzistonte një mënyrë për ta ndryshuar këtë gjë, do ta bëja menjëherë”, ka përfunduar Megan.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com