Lajme

17 May 2018

Meghan Markle “thyen” heshtjen dhe sqaron zhurmën që ka krijuar kohët e fundit familja e saj

Dasma e Meghan Markle dhe e Princ Harry ka qënë ngjarja më e përfolur e ditëve të fundit në të gjitha mediat në mbarë botën. Pas gjithçkaje që ndodhi me familjen e saj, babain, motrën dhe vëllain, Meghan vendosi të thyejë heshtjen dhe të flasë për gjithçka.

Meghan konfirmoi se i ati nuk do ta shoqërojë në altar dhe ajo u shfaq e përlotur pas kaosit që ai shkaktoi në prag të dasmës së saj mbretërore. Thomas Markle prej disa ditësh është në spital pas ndërhyrjes kirurgjikale në zemër. “Fatkeqësisht babai im nuk do të marrë pjesë në dasmën tonë. Gjithmonë jam kujdesur për babanë tim dhe shpresoj që atij t’i jepet hapësira që i duhet për t’u përqëndruar në shëndetin e tij”,ka thënë Meghan në deklaratën e saj.

“Unë do të doja të falënderoj të gjithë ata që më kanë përcjellë mesazhe mbështetje. Unë dhe Harry mezi po presim të ndajmë ditën tonë të veçantë me ju të shtunën”, shtoi ajo më tej.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com