Lajme

13 July 2018

Meghan Markle thyen sërish protokollin mbretëror

Meghan Markle ka shkelur sërish protokollin mbretëror pasi ka vlerësuar votimin e fundit të Irlandës për të legalizuar abortin, në disa biseda private të bëra me aktiviste dhe politikane, gjatë një vizite në Dublin këtë javë.

Catherine Noone, një ligjvënëse irlandeze që mbështeti fushatën për të shfuqizuar ndalimin e aborteve, shkroi në Twitter për bisedën me Meghan pas takimit me të:

“Dukesha dhe unë patëm një bisedë për rezultatin e fundit të referendumit ajo e shikonte me interes dhe pati kënaqësinë të shihte rezultatin”, tha Noone.

Pak muaj më parë, dukesha shprehu mbështetje të fuqishme për lëvizjet “Me Too” dhe “Time’s Up” në një event mbretëror së bashku me princin Harry, me të cilin ajo u martua në maj.

Ekspertët i quajtën ato komente një shkelje e paprecedent që mund të sinjalizonte një pikë kthese për familjen mbretërore sepse anëtarët e familjes mbretërore e kanë të ndaluar të shprehin opinionin e tyre mbi çështje politike.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com