Lajme

20 November 2018

Mel B ka tentuar të kryejë vetëvrasje: Piva 200 pilula aspirinë, por më pas kuptova se shumë vlen jeta ime

Pjestarja e “Spice Girls”, Mel B ka nxjerrë së fundmi në treg librin e saj të parë të quajtur “Brutaly Honest” ku flet për abuzimet fizike dhe psikologjike të ish bashkëshortit të saj Stephen Belafonte, për varësinë nga alkooli por edhe tentativat për vetëvrasje. Ky libër pritet të publikohet më 27 nëntor, dhe të gjithë janë mjaft kuriozë për historinë e jetës së saj.

Këngëtarja tregon se si ajo tentoi të vetëvritej në tualetin e shtëpisë së saj duke konsumuar 200 pilula aspirine. “I kisha humbur shpresat për një jetë më të mirë, kisha humbur arsyet për të jetuar. Teksa po i afrohesha konsumimit të 200 pilulave aspirine kuptova sa gabim po bëja dhe sa shumë vlen jeta ime” ,shprehet Mel B.

Këngëtarja tregon sesi  menjëherë pas pirjes së tyre ajo filloi të godiste veten në mënyrë që të mos humbte ndjenjat dhe thirri urgjencën. Pas shtrimit në spital dhe përballjes me vajzat e saj, ajo kuptoi sesa shumë dhembje i kishte shkaktuar familjes dhe që nga ai moment vendosi të ndryshojë rrënjësisht jetën e saj. Mel B madje me librin e saj dëshiron t’ju vijë në ndihmë të gjitha femrave, historia e të cilëve është e ngjashme me të sajën.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com