Lajme

13 January 2018

Menaxheri i “On Records” publikon videon ku Mozzik shprehet se është shndërruar në “diamant” falë tyre

Label-i “ON Records” ka qenë shumë i përfolur këto ditë në media, kjo pasi dyshja e famshme e vëllezërve Mozzik dhe Getinjo u larguan. Megjithëse nuk u dhanë shpjegime të detajuara se pse kanë marrë një vendim të tillë, vetë ish-menaxheri i tyre deklaroi se ata nuk e respektuan kontratën.

Ai tregoi se dyshja e njohur janë bërë të famshëm falë studios në fjalë, dhe për të argumentuar diçka të tillë ka publikuar edhe një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, të shkëputur nga intervista e Mozzikut dhënë vite më parë për First Channel.

Në këtë video, reperi citon faktin se studio “ON Records” e kanë ngritur në një nivel më të lartë, duke thënë se e kanë shndërruar në diamant.

Ndërkohë, reperët në fjalë nuk kanë reaguar lidhur me këtë postim.

|

Leave a Reply