Lajme

11 February 2018

Mentor Haziri poston foton krah Dua Lipës, tregon për miqësinë e hershme mes tyre

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare edhe kur ka qenë në moshën e fëmijërisë ka qenë një artiste e vërtetë.

Kështu së paku thotë këngëtari i njohur Mentor Haziri, i cili duket se ka miqësi të hershme me bukuroshen që po bën karrierë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Unë gjithmonë e kam ditur që ajo është artiste”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Haziri, teksa ka publikuar një imazh në krah të Duas.

Ndërkohë, Lipa është duke punuar në këngë të reja që do të publikon gjatë muajve në vazhdim së bashku me albumin e ri.

Mbrëmë, 22-vjeçarja ka perfmormuar para një numri të madh të adhuruesve në Phoenix, Arizona të SHBA-ve, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen.

I always knew she was the artist ??@dualipa

A post shared by MENTOR (@mentorhaziri) on

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com