Lajme

10 April 2017

Merr fund romanca mes Mariah Carey dhe balerinit

Mariah Carrey dhe i dashuri i saj balerin Bryan Tanaka, sipas raportimeve i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të nisur 5 muaj më parë për arsye xhelozie. Sipas disa burimeve për TMZ, 33 vjeçari nuk e pëlqente marrëdhënien e ngushtë të këngëtares me ish bashkëshortin e saj Nick Cannon, me të cilin ajo herë pas here kalon pushimet. Nga ana tjetër Mariah flitet të jetë lodhur duke paguar faturat e shumta për Bryan. Madje përflitet se herë pas here është ndjerë e përdorur nga ai, për famën dhe pasurinë e saj.

|

Leave a Reply