Lajme

22 May 2018

Michelle dhe Barack Obama realizojnë bashkëpunimin me Netflix

Barack Obama rikthehet sërish dhe këtë herë jo në politikë. Ata kanë shprehur dëshirën për të prodhuar filma dhe seriale dhe Netfilx nuk vonoi shumë të jepte lajmin e shumëpritur.

Në një status në Twitter, Netflix shkruan: “Ish-presidenti Barack Obama dhe Michelle Obama kanë hyrë në një marrëveshje shumëvjeçare për të prodhuar filma, seriale dhe dokumentarë për Netflix.” Barack Obama u shpreh se ishte shumë i emocionuar që ai dhe bashkëshortja e tij do të bashkëpunonin me Netflix.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com