Lajme

15 July 2018

Mijëra euro për veshjen e Era Istrefit në provat gjenerale për finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi është duke realizuar provat gjenerale për performancën e saj në Moskë.

Ajo do të performojë këngën shoqëruese të kampionatit Botëror, “Live it up”, në hapjen e ceremonisë finale.
Këngëtarja shqiptare Era Istrefi realizoi provat gjenerale për performancën e saj në Moskë.

Ajo do të performojë këngën shoqëruese të kampionatit Botëror, “Live it up”, në hapjen e ceremonisë finale.
Për tu dukur e tillë, Istrefi duket se shpenzon mjaft, dhe vetëm veshja në ditën e premte i ka kushtuar asaj me mijëra euro.

Era mbante veshur një xhaketë nga Whyte Studio që kushton 394 euro, atletet e markës Gucci që kushtojnë 1200 euro dhe pantallonat e po të njëjtës markë si xhaketa, me çmimin 266 euro, shifra këto që bëhen të ditura nga faqja “What they wearin”.
Kurse varësja që po mbante Era në qafë, është stolia e quajtur J’adior e markës Dior, e cila kap shifrën e 290 eurove.

Për paraqitjen finale, sot Istrefi ka përgatitur një veshje të veçantë këshilluar me shumë stilistë, e cila do ta bëjë atë të duket glamuroze në “Luzhniki Stadium”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com