Lajme

07 September 2017

Mike Tyson tregon zhgënimin nga Chris Brown pasi si frikacak nuk u shfaq në ndeshjen me Soulja Boy

Gjatë një interviste të kohëve të fundit me DJ Whoo Kid, Mike Tyson tha se Soulja Boy kishte fituar respektin e tij.

“Chris Brown nuk u shfaq, nuk mund ta besoj këtë. Ai nuk u shfaq. Soulja Boy ishte gati. Nuk kishte një kockë të frikësuar në trupin e tij. Ai më bëri edhe mua nervoz. “- tha Mike gjatë intervistës.

Muaj më parë Chris Brown tregoi se Tyson do ta trajnonte atë për ndeshjen e boksit me Soulja. Një ndeshje (fitimet e të cilës do të shkonin për bamirësi) që do të kishte pasur bujë të madhe nëse gjërat do të kishin vazhduar normalisht.

Chris Brown si përfundim u tërhoq nga ndeshja, duke pretenduar se shumë ndërmjetës ishin përfshirë në mosmarrëveshje.

Gjatë intervistës, Mike Tyson foli për përvojën e tij në javën e kaluar në ndeshjen e Mayweather kundra Conor McGregor, e tregoi se do ta kishte shijuar më shumë nëse LeBron James nuk do t’i zinte pamjen gjatë të gjithë ndeshjes.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com