Lajme

21 May 2018

Miqtë e Arianës, arsyeja pse ajo u nda nga Mac Miller?

Javën e kaluar u konfirmua se një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it të huaj i dhanë fund lidhjes së tyre 2-vjeçare.

Edhe pse një pjesë e mirë e fansave të tyre nuk i besuan aludimet, vetë Ariana e konfirmoi këtë lajm me anë të një postimi në historinë e Instagram-it.

Miqtë e këngëtares janë shprehur për “Hollywood Life” se lidhja e tyre kishte kohë që ishte drejt fundit dhe se ata nuk e kanë pëlqyer kurrë reperin Mac Miller.

Ariana ka bërë gjthçka për ta mbajtur këtë lidhje dhe ish partnerin e saj të lumtur por megjithëse dashuria ishte ende aty Mac nuk po jepte maksimumin e tij.

Edhe pse çdo gjë ka marrë fund ata vazhdojnë të mbeten miq por 24-vjeçarja nuk është gati për të njohur dikë tjetër, momentalisht jeta e saj rrotullohet vetëm rreth karrierës.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com