Lajme

14 May 2018

Modelja e Victoria’s Secret, Chanel Iman në pritje të ëmbël

Modelja e njohur e Victoria’s Secret, Chanel Iman, Ditën e Nënës ka dhënë lajmin e bukur duke habitur në këtë mënyrë fansat e saj. Ajo përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social Instagram ka zbuluar se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin, Sterling Shepard.

“Babi dhe mami mezi presin të të njohin. Teksa i afrohem mëmësisë, dua t’u uroj Gëzuar Ditën e Nënës të gjitha nënave dhe atyre që do të bëhen”, shkruan bashkëngjitur fotos modelja e njohur.

Iman më pas ndau disa foto të tjera me partnerin 3 vjet më të ri, i cili shfaqej duke i puthur barkun modeles, teksa të dy ishin shtrirë në dysheme. Ata u martuan në mars në një ceremoni luksoze në Beverly Hills, vetëm katër muaj pas fejesës së tyre në New York

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com