Lajme

11 January 2019

Mos vallë kënga e re e The Weeknd është ”diss” për Drake?!

The Weeknd ka paralajmëruar para disa kohësh se shumë shpejt do të publikojë këngën e tij më të re dhe mesa duket pritjes i ka ardhur fundi.

Këngën e re, do të titullohet “Lost in The Fire” dhe është në bashkëpunim me producentin francez Geffalestein.

Në këngë The Weeknd mesa duket lëshon edhe disa rreshta në drejtim të reperit Drake, me të cilin mediat raportojnë se ka një “luftë të ftohtë” midis miqve të vjetër.

Drake në albumin “Scorpion” u përfol se në këngën “Elevate” thoshte se kishte fjetur me Bella Hadid, kur The Weeknd ishte në një lidhje me Selena Gomez. Këto rreshta vinin menjëherë pas ribashkimit të çiftit.

Tashmë, The Weeknd i ka kthyer reston, ish mikut të tij. “I just want to have a baby with the right one” dëgjohet të thotë kanadezi në këngën e tij. “Dua të kem një fëmijë me vajzën e duhur”.

Drake ka një fëmijë me aktoren e filmave për të rritur Sophie Brussaix. Reperi vetë është shprehur se ai e ka takuar vetëm dy herë Sophie. Ai gjithashtu ka pranuar se është gjendur në një situatë ku nuk do dëshironte që fëmija i lindur të urrente mamanë apo babain, për një gabim të tyre.

Dhe The Weeknd e sulmon pikërisht në pikën më të dobët mikun e tij të vjetër, duke i thënë se të paktën ai do të bëjë një fëmijë me dikë që vërtet e dëshiron ndryshe nga ai, i cili tashmë është në një beteje ligjore me pornostaren për të drejtën e mbajtjes së fëmijës.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com