Lajme

13 August 2018

Motra e Meghan akuza të ashpra ndaj saj: Ajo është jo njerëzore, arrogante dhe e shtirur

Duket se problemet për Meghan Markle s’kanë të mbaruar. Së fundmi, ka qenë motra e Meghan, e cila në një intervistë për “Mirror” ka hedhur disa akuza tejet të ashpra ndaj Dukeshës së Sussex-it. Ajo e ka quajtur Meghan-in “jo njerëzore” dhe për më tepër “grykëse, arrogante dhe humane të shtirur”.

S’ndalet me kaq sepse në vazhdim të bisedës ajo shprehet se Meghan sikurse përjashtoi të atin nga jeta e saj shumë shpejt të njëjtën gjë do të bëjë edhe me Princ Harry-n.
Këto deklarata të forta të Samantha Markle, gjysmë-motrës së Meghan Markle erdhën pasi dy ditë më parë babi i tyre tregoi në një intervistë se ai vazhdonte të ishte “i padëshiruar” për familjen mbretërore.

Ai tha se mes tij dhe princ Harry-t ka pasur një bisedë telefonike, pas fotove që u publikuan në media e që thuhej se ishin bërë me porosi të Thomasit prej të cilave ai fitoi 125 mijë dollarë.
Ishin disa foto të thjeshta, por princi e kishte paralajmëruar vjehrrin e tij që të mos kishte asnjë kontakt me shtypin.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com