Lajme

31 August 2018

Motrat Kardashian jo më imazhi kryesor i Balmain, ja me kë i kanë zëvendësuar

Marka e njohur e veshjeve “Balmain” ka shkëmbyer motrat Kardashian me disa modele të krijuara nga kompjuteri (CGI) që të reklamojnë krijimet më të fundit.

“Balmain” e udhëhequr nga projektuesi Olivier Rousteing, 32 vjeç, zbuloi tre modelet virtuale – Margot, Shudu dhe Zhi – të cilat do të bashkohen me “Ushtrinë Balmain” për fushatën e vjeshtës.
Në të kaluarën, marka ka përdorur imazhin e Kendall Jenner, Kim Kardashian dhe Gigi Hadid, por tashmë Balmain ka vendosur të ndjekë hapat e konkurrentëve që po shikojnë drejt së ardhmes së modës.
“Modelet virtuale pasqyrojnë një besim të fortë dhe vullnet për të eksploruar botën”, tha Balmain në një postim në Twitter pas prezantimit të tre fytyrave të reja.

Dizajnuesi pretendon se qëllimi i tij i plotë ishte të promovonte diversitetin dhe fuqizimin e të gjitha racave dhe duket se po ia del.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com