Lajme

16 September 2018

Mozzik dhe Loredana kryesojnë klasifikimet e Spotify në Zvicër, Gjermani dhe Austri

Çifti Mozzik dhe Loredana, po shënojnë suksese të paimagjinuara me projektin e ri.
Në Zvicër sa i përket dëgjimeve në Spotify, ky projekt është në vendin e parë të Top 50 këngëve më të dëgjuara.
Në Gjermani ata janë në vendin e dytë në Spotify, duke qëndruar prapa Raf Camoras dhe Bonez MC, që duket se janë konkurrentët e vetëm të dyshes shqiptare.
Pasi thyen rekord me dy milionë klikime për një ditë, projekti i tyre i ri është prej më të dëgjuarve në mbarë Evropën.
Në Austri projekti i tyre është në vendin e tretë duke qëndruar prapa Raf Camoras dhe Dynoros.
Vet Mozzik suksesin e festoi në formë të çuditshme me një foto të postuar në InstaStory.

“Në shkollë në muzikë e kom pasë 2-sh, e sot i bëj me muzikë 2 milionë klikime për 1 ditë”, u shpreh Mozzik në InstaStory.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com