Lajme

08 November 2018

Mozzik paralajmëron kolegët e tij për një rikthim të fuqishëm me këngë të reja

U mendua se Mozzik kishte vendosur të bënte pak pushim nga sjellja e produksioneve të reja muzikore. Por nuk është aspak kështu sepse përmes një postimi në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka vendosur të rikthehet fuqishëm në tregun muzikor. Ai me postimin e tij paralajmëron jo vetëm fansat por edhe të gjithë kolegët e tij të rrymës hip hop.

“Lajmëroj hip-hopin që ka me u vra këtë muaj dhe tjetrin në vazhdim”, shkruan Mozzik duke rritur edhe më tepër kuriozitetin e fansave.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com