Lajme

18 July 2014

MTV Cmimet Vjetore për Video-t Muzikore 2014

||
0 Comment
|

“VIDEO MUSIC AWARDS California”

mtv-vmas-600

Nominimet per MTV VMA për vitin 2014 janë shpallur të mërkurën duke lënë superstaren 32- vjeçare, Beyonce, në krye me tetë  nominime impresionante duke përfshirë Video of the year (videoja e vitit) ,Best female (këngëtarja më e mirë femër) dhe Best choreography (koreografia më e mirë ).

 

Pikërisht pas këngetares së “XO” janë rreperet Eminem dhe Iggy Azalea secili me nga shtatë nominime. Eminem synon në kategori të tilla si Best hip-hop (hip-hopi më i mirë), Best male (këngëtari më i mirë mashkull) dhe Best collaboration (bashkëpunimi më i mirë). Suksesi për Beyonce dhe Eminem do jetë i dyfishtë pasi do renditen pas Madonës (që udhëheq me njezët çmime ndër vite ), përkatësisht në vend të dytë me dymbëdhjetë dhe njëmedhjetë çmime ndër vite. Azalea e gjen veten në çmimet kryesore duke përfshirë Video of the year, Best female dhe Best Pop (kënga më e mirë pop).

 

Padyshim dhe Pharrell Williams po ndihet mirë, “i lumtur “ më saktë, duke parë sesi edhe ai ka marrë shumë nominime për “Happy”, përfshirë dhe çmimin Video of the year. Williams po përballet me një konkurencë të fortë në këtë kategori ku këngë të tjera të nominuara janë : “Drunk in Love” – hiti i Beyonces me bashkëshortin e saj Jay Z, gjithashtu “Fancy”- të Azaleas, bashkëpunim me Charli XCX, “Chandelier” të SIA dhe në fund “Wrecking Ball” e Miley Cyrus.

Ndër artistë të tjerë që kanë kapur nominime përfshihen Katy Perry, Ariana Grande, Pitbull, Jason Derulo, Kanye West, Hayley Williams, Wiz Khalifa, Lorde, Arctic Monkeys, Imagine Dragons dhe Linkin Park.  Ndërkohë që Grande, Usher dhe 5 Seconds of Summer do të performojnë në skenën e këtij viti së bashku me artiste të tjerë që pritet të njoftohen në një datë të mëvonshme.

 

MTV VIDEO MUSIC AWARDS do të transmetohet live nga The Forum Inglewood, California,  të dielën e 24 gushtit 2014.

 

|

Leave a Reply