Lajme

17 April 2018

Mungoi për një kohë të gjatë por Klaudia Pepa rikthehet fuqishëm në skenën shqiptare

U zbulua më në fund arsyeja e rikthimit të Klaudia Pepës në Tiranë.

Balerina Klaudia Pepa ishte e ftuara e natës finale në emisionin “Virtuozët”. Ajo në këtë mënyrë doli në skenë pas një mungese të gjatë duke zbuluar edhe arsyen e rikthimit të saj në Tiranë.

Klaudia Pepa ka publikuar një foto ku shihet përkrah sopranos Inva Mula, të cilën e falënderon për mundësinë që i dha për rikthimin në skenën e televizionit ku është rritur profesionalisht.

Balerina profesioniste, e cila tashmë ka ngritur karrierën e saj në Itali, ka disa ditë në Tiranë, të cilat po i shfrytëzon edhe vetëm për t’u takuar me familjarët dhe miqtë e saj.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com